Tifozët e Liverpool ëndërrojnë që Jurgen Klopp të mos largohet kurrë nga ekipi i tyre i zemrës. Ata shpresojnë që gjermani të kthehet në Fergusonin e “The Reds” dhe të qëndrojë gjatë në këtë klub.
Gjithsesi, të gjithë e kanë një dëshirë për pasuesin e tij. Ai është Steven Gerrard, legjenda dhe idhulli i “Anfield”. Ish-kapiteni po drejton Rangers prej majit të vitit 2018 dhe po bën mirë. 39-vjeçari ka folur për Mirror rreth së ardhmes dhe mundësisë për të zëvendësuar Klopp në pankinën e ekipit të zemrës.
“Jam shumë i motivuar dhe ambicioz si karakter, por nuk e marr me lehtësi vendimin për të zëvendësuar Klopp te Liverpool. Shpesh më pyesin se ku dua të shkoj pasi të largohem nga Rangers dhe cila është ëndrra apo ambicia ime. Po ua tregoj: ëndrra ime është fitimi i ndeshjes së radhës.
Kështu jam unë, do të ishte fantastike të arrija në majë, por ndihem që tani sikur punoj në një klub të madh. Po e shijoj atë çfarë po bëj dhe kam privilegjin të jem në pozicionin që preferoj“, thekson Steven Gerrard. /abcnews.al