“Gerrard pasardhësi i Klopp? Uroj që gjermani të qëndrojë te Liverpool”

schedule10:16 - 28 Shtator, 2019

schedule 10:16 - 28 Shtator, 2019

Jurgen Klopp përmendi emrin e Steven Gerrard si pasardhësin e tij të mundshëm në stolin e Liverpool. Ish-kapiteni legjendar e “The Reds” drejton skocezët e Rangers prej qershorit të vitit 2018 dhe sapo ka nisur karrierën e bukur dhe stresuese të trajnerit.

Një “dëshirë” e tillë e Klopp nuk është pritur mirë në klubin skocez. Stewart Robertson mban postin e drejtorit ekzekutiv të Rangers dhe uron që aventura e gjermanit, i cili u shpall trajneri më i mirë i sezonit të kaluar, me Liverpool të vazhdojë edhe për disa vite.

“Shpresoj që Klopp të qëndrojë gjatë te Liverpool. Jemi të kënaqur me punën e Steven dhe duam të vazhdojmë me të. Futbolli përbëhet nga shumë spekulime, por Gerrard është pjesë e Rangers. Ai do të vazhdojë të bëjë mirë punën e tij ashtu siç po e bën”, përfundon zyrtari skocez. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!