Në fshatin Dragot të Tepelenës vijojnë gërmimet për gjetjen e eshtrave të ushtarëvë greke të rënë gjatë luftës italo- greke. Edhe pse zyrtarisht palët shqiptare dhe greke nuk kanë dhënë informacione mbi gërmimet, burime të ABC News pohojnë gjetjen e 6 skeleteve, 2 prej të cilëve janë identifikuar.
Pritet që rezultatet e para për identitetin e eshtrave të mbërrijnë pas 10 ditëshit të parë të gërmimeve. Për të gjithë skeletet që nuk do të mund të identifikohen prej medalionëve do të ketë analiza të mëtejshme ADN-je. Mes të varrosurve në luginën e Sajmolës mendohet të ketë edhe një numër të vogël ushtarësh italianë./abcnews.al