Gerdi Haxhiu rikthehet te Partizani, “Demat” i zbulojnë pozicionin

schedule17:17 - 5 Gusht, 2022

schedule 17:17 - 5 Gusht, 2022

Gerdi Haxhiu është rikthyer te Partizani, pas eksperiencës së fundit te moshat e Dinamos. Ai do të drejtojë skuadrën U21 të “Demave të kuq”.

“FK Partizani njofton zyrtarizimin e Gerd Haxhiu në krye të ekipit të moshave U-21. Haxhiu me një eksperiencë të madhe si trainer rikthehet në familjen e kuqe, tashmë si pjesë e rëndësishme e strukturave të trainingut pranë Akademisë së Futbollit Partizani.

Ekipi U-21 do të startoj zyrtarisht përgatitjet në datën 8 gusht ora 10:00 në ambientet e kompleksit sportiv Partizani.

Në kuadër të riorganizimit të skuadrës klubi është i hapur dhe mirpret element të kësaj moshe, të cilët dëshirojnë ti bashkohen familjes së kuqe”, thuhet në njoftimin e klubit të kuq. / abcnews.al