Gërdeci, tjetër humbje për Mediun/ Rrëzohet kërkesa e ish ministrit për një ekspertizë financiare

schedule11:10 - 9 Tetor, 2024

schedule 11:10 - 9 Tetor, 2024

Në procesin që po mbahet ndaj ish-ministrit të mbrojtes Fatmir Mediu I marrë I pandehur për shpërdorim detyre në lidhje me dosjen Gërdeci, Gjykaata e posaçme ka rrëzuar kërkesën e avokatëve mbrojtës për kryerjen e një akti të ri eskpertimi për përllogaritjen e dëmit.

Avokatët e Mediut I kërkuan gjykatës që të urdhëronmte një rieksperim pjesor për kostot e dëmit ekonomiko-financiar të demontimit në fabrikën e Poliçanit, por gjyqtarja Irena Gjoka e rrefuzoi kërkesën.

Mbrojtja pretendoi në seancën e kaluar se akti i ekspertimit është me të meta në përmbajtjen e tij dhe në të njëjtën kohë procesi i demontimit dhe çmilitarizimit është bërë mbi llogaritje, jo të sakta. Edhe ish-ministri kërkoi kryerjen e një ri ekspertmi që sipas tij do I vinte në ndihmë edhe prokurorisë së posaçme nëse është e interesuar për të zbuluar të vërtetën.

Avokatët kërkuan në seancën që të merret si provë një ekspertizë private, e përgatitur nga ana e tyre dhe të bëhet pjesë e fashikullit një memo me kundërshtimet e tyre, ndërsa seanca e radhës zhvillohet më 17 tetor ora 13: 00. Ish-ministri I mbrojtes Fatmir Mediu është marrë I pandehur për shpërdorim detyre me dyshimin se ka kryer shkelje në lidhje me procesin e çmilitarizimit dhe çmontimit të municioneve në ambientet e ish “Brigatës së Tankeve”, në Gërdec./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!