Gërdeci, thirret Shkëlzen Berisha/ Djali i ish-kryeministrit do pyetet si dëshmitar në seancën e 14 dhjetorit

schedule15:49 - 7 Dhjetor, 2023

schedule 15:49 - 7 Dhjetor, 2023

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha është thirrur nga Prokuroria e Posaçme për të dëshmuar në procesin për dosjen Gërdeci. Berisha duhet të japë saqarime në Gjykatën e Posaçme në seancën që do të mbahet në datë 14 dhjetor në orën 9 ku i pandehur është marrë ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu për shpërdorim detyre.

Po kështu prokuroria në të njëjtën seancë thirri edhe ish-ministrin e Drejtësisë Aldo Bumçin, për të dhënë sqarime në lidhje me një faks të nisur nga Ministria e Drejtësisë në drejtim të të ministrisë së Mbrojtjes që drejtohej në atë kohë nga Mediu mbi të cilën shkruaje “për Shkëlzenin”. Faksi i shkëmbyer mes ministrive bënte fjalë për dhënie mendimi nga Ministria e Drejtësisë, për projekt-vendimin e qeverisë të përgatitur nga Ministria e Mbrojtjes, në lidhje me procedurat për demontimin e municioneve në Gërdec. Po kështu Shkëlzen Berisha pritet të japë sqarime edhe për një telefonatë që ka patur me Mediun pas shpërthimit në Gërdec apo edhe takimet që ka patur me ministrat e kohës.

Shkëlzen Berisha e Aldo Bumçi i janë dëshmitarët e fundit të prokurorisë më pas gjykata do të vijojë me listën e dëshmitarëve që do të thirren nga ana e avokatëve të Famtir Mediut. Seanca e së enjtes u shty me kërkesë të Fatmir Mediut pasi duhej të merrte pjesë në votimin e projekt buxhetit në Parlament./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!