Seanca paraprake për kalimin për gjykim të dosjes ndaj ish-ministrit të mbrojtes Fatmir Mediu është shtyrë për në datë 23 mars. Shkak është bërë mungesa e prokurororit Klodian Braho. Në seancën e së mërkurës ish-ministri Mediu që akuzohet për shpërdorim detyre dhe shpërdorim detyrë ne kuadër të kodit ushtarak, nuk është paraqitur. Ai përfaqësohej nga avokatët e tij mbrojtës, Ardian Visha e Henrik Ligori.
Nga ana tjetër anëtarë të familjes Durda që humbën fëmijën e tyre nga shpërrthimi në Gërdec u paraqitën në seancën e së mërkurës duke I bërë thirrje gjykatës që ti japë përgjigje se kush e vrau fëmijën e tyre në atë kohë vetëm 7 vjeç
“Thjeshtë kërkoj drejtësi, të vendoset drejtësia dhe të më japë një përgjigje përse Erisoni nuk jeton. Kaq kam kërkuar. Kam pritur 15 vjet, dua një përgjigje përse Erisoni nuk jeton. Kaq dua nga gjykata. Përsa kohë prokuroria ka çuar vetëm këtë (nga zyrtarët e lartë, unë këtë kam kërkuar që të hetohet dhe që të marrë o pafajësi, o fajësi, me të njëjtat prova”
Për avokatin e familjarëve të viktimave të Gërdecit Dorian Matlija, në këtë fazë e rëndësishme është nisja e procesit ndaj ish-miistrit Mediu që deri më tani nuk kishte ndodhur.
“Kaluam nga një epokë ku kjo çështje nuk gjykohej fare, në një epokë tjetër ku kjo çështje mund të gjykohet. Kjo është pjesa më e rëndësishme për momentin”.
Prokuroria e Posaçme regjistroi procedimin penal në tetor të vitit 2021 për ish-Ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, për shpërthimin në Gërdec ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë. Hetuesit janë vënë në lëvizje nga bashkëshortët Feruzan dhe Zamira Durdaj që kanë kallëzuar në Spak, ish-ministrin si përgjegjës për humbjen e jëtës së fëmijës së tyre. Më pas SPAK I kërkoi Gjykatës së lartë që të revokonte vendimin e pushimit ndaj Mediut, të marrë në vitin 2009-tën.
Përveç Mediut që akuzohet për shpërdorim detyre dhe shpërdorim detyre në bashkëpunim me kuadër komandues ushtarak, SPAK po heton në një fraksion tjetër edhe për korrupsion dhe pastrim parash lidhur me fabrikën e demontimit të municioneve. Në pyetje deri më tani janë marrë Aldo Bumçi, ish-ministër i drejtësisë së kohës dhe Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha. r.t/abcnews.al