“Gërdeci”/ Rrezohet kërkesa e Mediut për riekspertim financiar, familjarët debat me ish-ministrin: Ti je vrasës!

schedule12:10 - 15 Maj, 2024

schedule 12:10 - 15 Maj, 2024

TIRANË- Procesi ndaj Fatmir Mediut në Gjykatën e Posaçme nisi me tensione dhe debat mes ish-ministrit të Mbrojtjes dhe familjarëve të viktimave të “Gërdecit”.

Në seancë, familjarët e viktimave iu drejtuan ish-ministrit me fjalët “ti je vrasës dhe fajin e kanë prokurorët që nuk e arrestojnë“.

Mediu dhe avokatët mbrojtës kërkuan akt të ri ekspertimi për dëmin ekonomik që u shkaktua në fabrikën e demontimi të armëve në Gërdec, por trupa gjyqësore hodhi poshtë kërkesën e ish ministrit.

Seanca e radhës është vendosur të mbahet më 29 maj, ndërsa do pyeten 5 ekspertët që kanë përllogaritur dëmin ekonomik.

“Të gjitha kërkesat që ne po bëjmë, po refuzohen”, tha avokati i Mediut.

Mesditën e 15 marsit të vitit 2008, shpërtheu punishtja demontimit të municioneve në Gërdec dhe për pasojë 26 persona humbën jetën, mbi 200 të tjerë mbetën të plagosur. Përveç numrit të lartë të viktimave dhe të plagosurve, shpërthimi i fortë i Gërdecit la pas dëme të shumta materiale./ abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!