Gërdeci/ Matlija: Procesi mund të mbyllet edhe për një vit, gjithçka varet nga gjykata

schedule13:25 - 3 Tetor, 2023

schedule 13:25 - 3 Tetor, 2023

Dorian Matlija, avokat i familjarëve të viktimave të Gerdecit, pret nga gjykata që sot të vendosë lidhur me personat që do të thirren për të dëshmuar në procesin ndaj ish ministrit Fatmir Mediu. Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Tirana Live në ABC Neës, Matlia tha se zgjatja e procesit do të varet nga menaxhimi i gjykatës.

“Sot gjykata do vendoset përballë faktit ku duhet të vendosë cilët do jenë dëshmitarët që do thirren në proces. Ne kemi kërkuar një listë shtesë të emra, pasi jemi dakord me listën që ka sjellë prokuroria. Pra, ka një shkartisje të emrave me rëndësi është që gjykata do vendosë sot.

Lista e paraqitur nga mbrojtja është me rreth 115 persona. Në këtë listë kemi konstetime sepse një pjesë e mirë janë persona që nuk kanë lidhje me procesin e demontimit konkret të bërë në Gërdec. Janë persona që kanë dijeni mbi nevojnë e demontimit të armëve. Të gjithë ata përvec se do sjellin një vonesë nuk do sjellin asgjë. Për të shmangur pyetje të tepërta për dëshmitarë të panevojshëm, do kërkojmë nga gjykata që most ë thërresë rreth 20 30 persona sepse janë të panevojshëm,” tha ai.

“Në këtë fazë të procesit, është normale të ketë edhe seancë në distancë nga njëra tjetra. Një gjykim i zakonshëm zgjat. Them se procesi po merr një farë përshpejtimi, më pas do varet nga gjykata sa do zgjasë, si do menaxhojë ajo procesin. Nëse do vijojë të jetë me një frekuencë të shpejtë, do ketë një pikë fundore jo shumë të largët. Brenda një kohe të shkurtër, ndoshta një vit edhe mund të mbyllet ky process nëse gjykata e menaxhon shpejt,” theksoi ai ndërsa shtoi se e rëndësishme është që në fund të këtij procesi është të zbardhet e vërteta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!