Gërdeci/ Inxhinierja përmend emrin e djalit të Sali Berishës: Shënimi me stilolaps “Për Shkëlzenin” erdhi me…

schedule14:49 - 30 Nëntor, 2023

schedule 14:49 - 30 Nëntor, 2023

TIRANË- Në po të njëjtin proces hetimor për tragjedinë e shpërthimit të fabrikës së demontimit në Gërdeci, dëshmoi edhe Anila Gjergji, me detyrë inxhinierie software-i.

Në dëshminë e saj, ajo foli për shënimin ‘Për Shkëlzenin’ në një faks të Ministrisë së Drejtësisë. Sipas Gjergjit, shënimin e sipërpërmendur nuk e ka bërë ajo, por ashtu i kishte shkuar inxhinieres. Gjithsesi ajo nuk e dëshmon me saktësi dhe nuk është e sigurt nëse ky shënim ka ardhur bashkë me faksin.

“Ne kishim disa fax-e, por numrat nuk më kujtohen. Kam bërë shënimin, kam vendosur numrin e protokollit, datën dhe firmën time. Fax-i nr. 622, datë 13/03/2007 dërguar nga ministria e Drejtësisë për ministrinë e Mbrojtjes. Shënimin me stilolaps për Shkëlzenin nuk e kam bërë unë, ashtu erdhi. Mendoj që ka ardhur me fax-in, por nuk më kujtohet.”,  tha ajo.

Ish-ministri, Fatmir Mediu, ndërhyri me pyetjen:

“A ju ka thënë ministri që ju do prisni fax-in për Shkëlzenin, Sali Berishën etj. Ju ka marrë ministri në telefon, e keni takuar ministrin?”

Por, dëshmitarja përgjigjet me “Jo”./abcnews.al