Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Faksi “për Shkëlzenin”/ GJKKO rrëzon Mediun, dokumenti mbetet provë

schedule11:09 - 27 Janar, 2026

schedule 11:09 - 27 Janar, 2026

Gjykata e Posacme ka rrëzuar kërkesëne e Fatmir Mediut, për ekspertizë kaligrafike të një fax të paraqitur si provë nga SPAK, ku mbi të shkruhet “Për Shkëlzenin”. Sipas gjykatës së poscmë nuk mund të kryhet ekspertizë mbi këtë dokument fotokopje, por kjo provë do të jetë pjesë e akteve hetimore të Prokurorisë së Posacme.

Kërkesa për ekspertizë kalografike ishte depozituar në seancën e shkuar nga avokatët e Mediut për procesin e dosjes Gërdeci të cilët kanë pretenduar se ky dokument është i manipuluar.

Ky fax që mban mbushkrimin “Për Shkëlzenin”, djalin e ish kryeminsitrit Sali Berisha, është nisur në atë kohë nga ish-ministri i Drejtësisë Aldo Bumçi për ministrinë e Mbrojtjes.



Seanca e radhës u caktua në datë 10 shkurt ora 12.00, për t’i lënë kohë edhe avokatëve të Mediut që të njihen me disa akte që janë referuër nga prokurorët, por që nuk janë vënë në dispozicion nga gjykata.

Në procesin e Gerdecit, Fatmir Mediu akuzohet për shpërdorim detyre, pasi, sipas SPAK, janë shkelur procedurat e ngritjes së fabrikës së demontimit në Gërdec, pranë një zone të banuar si dhe ato të municioneve. Vetë Mediu i ka kundërshtuar akuzat e ngritura dhe gjetjet e ekspertëve. Gjyqi për Mediun vijon që prej prillit 2023.

Rihapja e çështjes ndaj Mediut u vu në lëvizje pas 12 vitesh me iniciativën e familjes Durda,të cilët humbën djalin  në shpërthimin e 15 mars 2008, në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!