“Gërdeci e 21 janari, nuk mbulojnë non gratën”, Meçe: Euforia e Berishës për Trump si stuhia në gotë

schedule13:40 - 11 Nëntor, 2024

schedule 13:40 - 11 Nëntor, 2024

Për analistin Arben Meçe, euforia e Berishës për Trump si stuhia në gotë. Në një bisedë për Neës Line, Meçe u shpreh se Berisha po kërkon të mbajë të motivuar strukturat me kthimin e Trump, por sipas tij, dy cështjet 21 janari dhe Gërdeci, janë dy cështje të rënda penale të cilat nuk e mbulojnë dot non gratën.

“Nuk ka të bëjë me fushatën elektorale, Berishës i duhet për të motivuar strukturat që ishin të bindur se Berisha është figurë e degraduar dhe ka marrë me vete edhe partinë. Ndaj kjo strukturë kërkon të motivohet me dicka. Por është e pamundur të mbash gjallë një realitet që nuk ekziston, nuk diskutohet më non grata, sistemi jonë ligjor ka hapur cështje penale ndaj Berishës.

Njëra që është më ordinerja, po nuk është vetëm kjo është vrasja e 21 janarit, është krim shtetëror, nuk mund të dalë mbi Strasburgun, ky krim kërkon ndëshkimin në Shqipëri dhe për mua është në përfundim e sipër, kërkohet shpallja e veprës penale dhe marrja e Berishës i pandehur. Kemi Gërdecin. Janë dy cështje që nuk e mbulojnë dot non gratën, cështja është ndëshkimi penal i Berishës, për veprat e kryera.

Euforia është shumë e shkurtër, deri më 1 shkurt nuk ka asnjë lëvizje, Trump betohet në janar. Euforia e Berishës për Trump si stuhia në gotë. Ajo që do ndodhë është ndryshimi i statusit për Berishën, nga nën hetim në i pandehur për 21 janarin” u shpreh Meçe.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!