Në procesin ndaj ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu, i marrë nën hetim për shpërdorim detyre ishin thirrur për të dëshmuar 5 ekspertë të që kanë përcaktuar dëmin ekonomik të shkaktuar për procesin e ngritjes së fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec.
Në seancën e së mërkurës ekspertët, fillimisht I kërkuan kohë gjykatës që të konsultoheshin, para se të jepnin përgjigjet për shkak të materialit voluminoz dhe kohës së gjatë që ka kaluar nga hartimi I këtij akt ekspertimi. Por kjo solli një përplasje mes avokatit Ardian Visha dhe ekspertëve, por edhe prokurorëve që i kërkuan gjykatës të refuzonte disa nga pyetjet që pala mbrojtëse I drejtoi ekspertëve.
Në fund gjykata i la kohë avokatëve të ish-ministrit Mediu që të përgatisnin pyetjet me shkrim dhe ti dorëzonin ato në sekretari për ti dhënë më pas mundësi edhe ekspertëve të përgjigjen.
Në përfundim të seancën ish-ministri Mediu pretendoi se grup i ekspertëve nuk ishte kompetent për të hartuar akt ekspertimin e dëmit ekonomik.
“E gjithë kjo është një situatë absurde. Prokuroria me këtë akt ekspertimi që janë dënuar 24 nga 29 persona duhet të thotë ku janë përgjegjësitë e ministrit. Me këtë akt ekspertimi ka marrëdhënie që nuk lidhjen me ministrin”, u shpreh ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu.
Nga ana tjetër seanca e radhës do të mbahet më 17 korrik, ndërsa u përjashtua nga gjykimi avokati ardian visha për shkak të sjelljes jo etike.
“Ne kemi pyetje për ekspertët. Ne vëmë re që ka një mori shkeljesh në formë dhe përmbajtje. 80% të pyetjeve tona gjykata ndërhynte pa dhënë shpjegime. Sa herë që kërkonte prokuroria gjykata vepronte”, tha avokati Ardian Visha.
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, është marrë i pandehur nga prokuroria për shpërdorim detyre me dyshimin se ka kryer shkelje në lidhje me procesin e çmilitarizimit dhe çmontimit të municioneve në ambientet e ish “Brigatës së Tankeve”, në Gërdec.
/abcnews.al/