Gazetari Flogert Muça, në “Ora e Fundit” në ABC News, foli për çështjen e Gërdecit dhe protestën e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha pas vendimit për mbylljen e Tik Tok.
Gazetari Flogert Muça u shpreh se i gjithë qëllimi i ish-kryeministrit Sali Berisha, është për të hequr vëmendjen nga tragjedia.
“Berisha nuk fle sa i përket Gërdecit. Për doktorin rëndësi ka Shkëlzeni. Trebicka i ndjerë që iku si ata 26 të tjerët, tregon edhe njëherë rëndësinë. Shqetësimi i doktorit lidhet me gjyqin e Fatmir Mediut, për të cilin ka ardhur edhe LaCivita. Problemi i doktorit lidhet më këtë çështje, me Gërdecin dhe SPAK nuk duhet të kompleksohet por të vazhdojë hetimet dhe familjet e tyre të presin drejtësinë. Doktorit nuk i bën përshtypje që të thërrasë minorenë në protestë për Tik Tok, për të hequr vëmendjen nga kjo ngjarje”, tha më tej gazetari Muça.
/abcnews.al/