Georgina Rodríguez, partnerja e Cristiano Ronaldo-s, mund të heqë dorë nga oferta për Sanremo

schedule09:15 - 25 Janar, 2020

schedule 09:15 - 25 Janar, 2020

Pas Monica Bellucci-t, e cila konfirmoi se nuk do të marrë pjesë në festivalin e Sanremos, pavarësisht se ishte përzgjedhur nga drejtori artistik, Amadeus, mendohet se edhe Georgina Rodríguez, partnerja e Cristiano Ronaldo-s, mund të heqë dorë.

Burime për La Stampa – gazeta e përditshme italiane me bazë në Torino – bëjnë me dije se Georgina mund të largohet.

Mendohet se arsyeja lidhet me faktin se partnerja e Cristiano Ronaldo-s nuk ka pranuar të paguhet si moderatoret e tjera, diku te 20-25 mijë euro, por ka kërkuar një shifër që shkon mbi 100,000 euro. Mendohet se shifra që ka kërkuar shkon rreth 140,000 euro.

Gjasat janë që moderatorët ta kenë ditur çmimin prej kohësh dhe të kenë rënë dakord, por shifra e Georgina-s mund të jetë rritur sepse nuk janë të pakta mundësitë që t’i jenë kërkuar gjëra shtesë. Prania e Ronaldo-s në skenë thuhet të ketë ndikuar gjithashtu.

Shifra e Rodríguez konsiderohet shumë e lartë nga Rai1, ndaj nuk dihet ende se çfarë vendimi do të merret.

Rodríguez pritet të ngjitet në skenë në natën e tretë, së bashku me Alketa Vejsiun./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!