Ëndrra e Cristiano Ronaldos për të ngritur Kupën e Botës, në “Katar 2022”, tashmë ka marrë fund, pas një humbjeje turpëruese 1 me 0 ndaj Marokut, në një përballje ku e nisi lojën si zëvendësues.
Pak minuta pas këtij eliminimi dhe pamjeve të Ronaldos që qante të cilat pushtuan rrjetin, reagoi edhe partnerja e tij, Gerogina Rodriguez, e cila e kishte mbështetur nga tribuna gjatë ndeshjes.
“Sot, shoku dhe trajneri yt vendosi gabim. Ai mik për të cilin ke kaq shumë fjalë admirimi dhe kaq shumë respekt. I njëjti mik që, duke të futur në fushë, pa se si gjithçka ndryshoi, por ishte tepër vonë. Nuk mund të nënvlerësosh lojtarin më të mirë në botë dhe armën më të fuqishme që ke në dispozicion, ashtu siç nuk mund të japësh shpirtin për dikë që nuk e meriton. Jeta na jep leksione. Sot nuk humbasim, sot mësuam”,- shkruhej në postimin e saj në Instagram. /i.m /abcnews.al