Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

George Clooney në tapetin e kuq të Venecias, pavarësisht sëmundjes

schedule18:39 - 29 Gusht, 2025

schedule 18:39 - 29 Gusht, 2025

Ylli i Hollivudit George Clooney eci dje në mbrëmje mbi në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Venecia, së bashku me gruan e tij Amal, duke përshëndetur fansat dhe duke pozuar për selfie pavarësisht se nuk ndihej mirë.

”Aktori 64-vjeçar është diagnostikuar me sinusit”, tha menaxheri i tij duke shtuar se mjeku i tij e këshilloi të kufizojë aktivitetet e tij në ditët në vijim për t’u rikuperuar.

Sinusiti është një inflamacion i mukozave në sinuse. Më herët dje, Clooney humbi konferencën për shtyp për “Jay Kelly”, filmin e drejtuar nga Noah Baumbach në garë, në të cilin ai luan me Adam Sandler dhe Laura Dern.

Sandler u tha gazetarëve se “yjet e filmit sëmuren gjithashtu”, ndërsa Dern shtoi se Clooney ishte “i shkatërruar” që nuk mori pjesë.

Clooney kishte mbërritur në Lido në Venecia të mërkurën para hapjes së festivalit të filmit, por anuloi intervistat për shkak të sëmundjes.

Edicioni i 82-të i Festivalit të Filmit në Venecia u hap me filmin më të fundit të Paolo Sorrentinos.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!