Gentian Cici është arbitri shqiptar i cili është përzgjedhur për të gjykuar në kampionatin evropian të basketbollit për femra që po zhvillohet në Beograd si dhe do të jetë pjesë edhe në kampionatin botëror të basketbollit që starton në Kinë muajin e ardhshëm.
Prej disa ditësh në Beograd po zhvillohet kampionati evropian i basketbollit për femra ku ajo qe përben interes është padyshim protagozinizmi i arbitrit shqiptar Gentian Cici. Gjyqtari shqiptar është pjesë e elitës së arbitrave evropianë të basketbollit të FIBA. 38 -vjeçarit iu besua ndeshja delikate mes Belgjikës dhe Sllovenisë e fituar nga belgët me rezultatin e 72-67. Kjo ishte sfida e parë në këtë turne ku gjyqtari shqiptar vendosi drejtësi.
Gentian Cici ka gjykuar edhe më parë në fazën finale të kampionatit evropian që u zhvillua në vitin 2017 duke impresionuar me paraqitjet e tij.
Gjyqtari shqiptar është përzgjedhur për të marrë pjesë edhe ne kampionatin botëror të basketbollit i cili do të startojë në muajin Gusht në Kinë. Një turne madhështor ku do të marrin pjesë plot 32 përfaqësuese. Kjo do të jetë hera e parë që në një kampionat botëror të basketbollit merr pjesë një gjyqtar nga Shqipëria. Gentian Cici është një nga 7 gjyqtarët e përzgjedhur nga Ballkani dhe nga 20 gjyqtarët evropianë që do të gjykojnë ndeshjet e botërorit që starton muajin e ardhshëm.
Përfaqësimi i Gentian Cicit në turneun më të rëndësishëm të basketbollit në botë është edhe një vlerësim për basketbollin shqiptar ku gjyqtari është formuar profesionalisht./ABC News Albania 24/7