Këngëtarja e njohur, Genta Ismajli është rikthyer në muzikë, pasi u bë nënë për herë të parë. Prej kohësh, ajo kishte paralajmëruar një projekt me artistin turk, Eypio, por vetëm tani më është publikuar me videoklip.
Kënga me titull “Gidiyom” është realizuar në gjuhën turke, duke u bërë kështu projekti i parë i Gentës në turqisht. Projekti është realizuar i gjithi me bashkëpunëtor nga Turqia. Kjo lidhet dhe me faktin se bashkëshorti i saj është turk.
Çifti u bën prindër në janar të këtij viti pasi këngëtarja solli në jetë, një vajzë dhe një djalë./abcnews.al