Genoa mori sot një tjetër barazim në Seria A, teksa ky ndaj Atalantës ishte i 7-ti radhazi në kampionatin italian.
Djemtë e drejtuar nga Alexander Blessin nuk e kanë arritur asnjëherë më parë diçka të tillë, ndërsa vetëm Interi e kishte bërë diçka të tillë në 30 vitet e fundit.
Zikaltrit barazuan 7 ndeshje radhazi në periudhën tetor-nëntor 2004, kur drejtoheshin nga trajneri kampion Europe me Italinë, Roberto Mancini.
Ndërsa Genoa mund të quhet pa frikë si “ekspertja” e barazimeve, ku vetëm këtë sezon në Seria A ka regjistruar 16 barazime, ndërsa ka vetëm 1 fitore dhe 12 humbje, e pozicionuar në vendin e 19-të me vetëm 19 pikë.
7 – #Genoa have drawn 7 Serie A matches in a row for the first time in their history; in the last 30 years, only Inter have drawn 7 top Italian league games in a row (between October and November 2004, under Roberto Mancini). Balance.#AtalantaGenoa
— OptaPaolo ? (@OptaPaolo) March 13, 2022
/f.a/abcnews.al