Gënjeshtrat e Trump për zgjedhjet i kushtojnë Fox News 2.7 miliard dollarë

schedule15:48 - 27 Mars, 2021

schedule 15:48 - 27 Mars, 2021

Avokatët e Donald Trump nuk i kishin kursyer akuzat për kompaninë e softuerëve elektoralë “Dominion Votings Sistem” për faktin se kishin manipuluar makineritë e përdorura për të votuar në zgjedhjet presidenciale në 27 shtete amerikane.

Kjo për të favorizuar Joe Biden në dëm të Donald Trump. Akuza të mbështetura në teori të çuditshme konspirative: si ajo e lidhjeve me kompani komuniste me bazë në Venezuelë, të Hugo Chavez, dhe pse ai nuk jeton më.

Këto akuza të bëra në nëntor të një viti më parë një ditë pas zgjedhjeve presidenciale, pa asnjë provë, u publikuan nga Fox News për të këmbëngulur se ishte Trump fituesi i vërtetë i zgjedhjeve dhe jo Biden.

Tashmë Dominion, kompania e themeluar në Kanada në vitin 2003 dhe më pas e transferuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendosi të kërkojë dëmshpërblim për akuzat nga rrjeti televiziv konservator i Rupert Murdok, që mbështet hapur ish presidentin amerikan. Kompania e ka hedhur në gjyq rrjetin televiziv për shpifje dhe kërkon një dëmshpërblim prej 2.7 miliard dollarësh.

Por drejtuesit e rrjetit televiziv reaguan duke thënë se i kanë mbuluar zgjedhjet presidenciale në mënyrë shembullore dhe ishin krenarë për punën e tyre. Ata premtuan se do të mbrohen nga kjo akuzë e pabazuar. Por kompania Dominion ka hedhur në gjyq ndërkohë dhe kërkon 1.3 miliard dëmshpërblim dhe nga avokatët e Trump: Rudi Giuliani dhe Sidney Pawell. Kjo e fundit ishte e para që prezantoi teorinë e komplotit venezuelian.

Por Donald Trump vijon të mbrojë teoritë e tij dhe të këmbëngulë në të vërtetën e tij alternative pikërisht në rrjetin televiziv Fox News.  Ai theksoi se gjatë sulmit të kongresit në 6 janar – i shkaktuar nga akuzat e tij për manipulimin e zgjedhjeve – nuk kishte pasur asnjë rrezik për kongresmenët dhe forcat e rendit. Pavarësisht se një agjent policie mbeti i vrarë nga persona që kërkonin varjen e ish zv/presidentit Mike Pence. Nuk mjafton: sipas Trump drejtësia po persekuton protestuesit e dhunshëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!