Genc Prelvukaj, Ledri apo Noizy? Ish-ministrja tregon shijet: Tekstet i ka poezi të vërteta!

schedule18:19 - 27 Tetor, 2020

schedule 18:19 - 27 Tetor, 2020

Ish-ministrja Mirela Kumbaro tregoi në programin “ABC e Pasdites” me Ermal Peçi se i pëlqen muzika hip hop, madje tregon se cilët janë këngëtarët e saj të preferuar.

“Është një këngëtar Genc Prelvukaj, i cili praktikisht bën një muzikë  që me definicion nuk do ishte i brezit tim, por që mua më pëlqen shumë, sepse arrin të kombinoj shumë mirë trendin e sotëm muzikor  që është për adoleshentë të rinj, por me tekste që janë poezi të vërteta”.

Ajo shtoi se Shpat Deda, Ledri Vula dhe Jerico janë të preferuarit e saj.

E pyetur nga moderatori Peçi për këngëtarët e tjerë si: Elvana Gjata, Nozy apo Stresi ajo tha se nuk i njihte.

“Ndjesë! Nuk i njoh!” – vijoi Kumbaro.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!