Skënder Gega u rikthye në krye të Kukësit për t’i udhëhequr verilindorët për sezonin e ri. Tekniku tropojan nga Korça zbarkoi në Kukës dhe duket se s’do jetë i vetmi që do bëjë këtë itinerar.
Sipas “Panorama Sport” ish-trajneri i Skënderbeut prite të marrë me vetë 3 lojtarë që i udhëhoqi te korçarët gjatë fazës së fundit të kampionatit.
Bëhet fjalë për Vangjes Zguron, Agnaldo Moraes dhe Dajan Shehi. Duket se trajneri pëlqen cilësitë e treshes, duke dashur t’i marrë edhe në Kukës. Pritet merkato e nxehtë këtë verë në kampin e verilindorëve, duke mos pasur asgjë zyrtare deri në këto çaste. /f.a/abcnews.al