Skënder Gega, trajneri i Kukësi, në lidhjen direkte me emisionin “Gol as Goli” në Supersport, tha: “Kishim punuar në të gjitha aspektet. Goditjet e këndit janë fatale. E pëson një herë, por jo dy. Ndoshta neglizhencë apo mungesë përqendrimi. Kemi punuar në çdo aspekt, por sot nuk treguam vlerat tona”.
“U rënduam psikologjikisht pas golave. Repartet ishin të shkëputura, por është një ndeshje që na jep mësim dhe duhet të shohim përpara. Nuk kam diçka me elementë të veçantë. Kur humb përgjegjësia është e trajnerit, e imja. Është lojë grupi. Humbje normal do kemi, por nuk e mendoja se do të humbnim në këtë mënyrë”.
“Nuk fshihemi për objektivat. Një pjesë e madhe nuk dhanë atë që prisnim. Shpresoj të ketë qenë ndeshja e parë dhe nuk ndodhi si e menduam. Do e shohim me cilësi, do shohim kush ka çaluar. Nuk ishte një individ. Në fund grupi i merr përgjegjësitë. Nuk u vendos gjë sot. Me qetësi do të shohim përpara”.
“Po nuk luftove nuk ia del dot. U bëmë shumë akademikë, çdo lojtar e donte topin në këmbë por askush nuk merrte përsipër. Jam i zhgënjyer, por patjetër që do marrim përgjegjësitë. Kualitet kemi, por do e marrim me qetësi. Dua disiplinë dhe të vrapojmë. Ndoshta duhet kjo humbje që të nxjerrim mësime”.
“I kemi ndarë me emra si do markohet. Pas gabimit të parë mendova se nuk do ta bënin sërish. Para se të dalim në fushë janë të caktuar me emër se kush mbulon”.
“Humbja në Korçë kur doli me Partizanin kampion? Duhet kaluar lehtë kjo ndeshje. Patëm disa raste, por nuk është se kënaqëm me lojë. Bëmë shtyllë, një rast e shpëtoi trajneri. Shpresoj të ketë qenë vetëm kjo ndeshje kështu. Kualiteti është dhe besoj se do të bëjmë me tepër”. /abcnews.al