Kukësi mori fitoren e pestë radhazi. Verilindorët mposhtën 3-1 Skënderbeun dhe pas ndeshjes në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport foli trajneri Skënder Gega.
“Dihet, një shtëpi apo makinë kur ndërrohet do kohën e vet. Futbolli është ndonjëherë i padurueshëm, unë s’e kam hequr kurrë përgjegjësinë dhe nuk e kam humbur durimin dhe besimin, por duke ruajtur edhe balancat.
Edhe në dy ndeshjet e para kam thënë që dy humbjet të humbin apo të japin kampionatin. Ekipi po konsolidohet, po njohim njëri-tjetrin, fizikisht jemi mirë dhe ka rëndësi trepikëshi për të vazhduar ecurinë e mirë.
Do gjejmë balancë pas punës dhe ecurisë, në fund bëhen llogaritë. Gjeta një Partizan me eksperiencë dhe me këmbë të freskëta. Besoj se i morëm 100% të gjithëve. Ky ekip ka shumë kualitet, ky grup është i talentuar, kemi nevojë për t’u përmirësuar dhe për t’u rritur nga ana disiplinore, nuk duhet të dorëzohemi taktikisht.
Do korrigjohemi, por rëndësi ka të vijë fitorja. Kontrolluam gjithçka dhe më pas i dhamë pak pushim disa lojtarëve që janë ngarkuar, ndodh të ulet edhe ritmi. E kam të vështirë të bëj paralelizma, nuk është se dua të jem diplomat. Unë kam zgjedhur këtë mënyrë, e kaluara ka qenë brilante për mua, do isha njeriu më i lumtur nëse ndodh e njëjta gjë edhe te Kukësi.
Sulmi? Kemi kualitete, por nuk do mbijetojmë apo të arrijmë atu ku duam nëse presim vetëm nga faza sulmuese. Duhet të shtohet disiplina taktika, është një lojë grupi futbolli“, deklaron Gega. /abcnews.al