Trajneri i Kukësit, Skënder Gega, ka folur për mediat sot, ku ka sqaruar çdo lëvizje të Kukësit në merkato, si dhe foli edhe për pjesën e bojkotit, me futbollin në Shqipëri që është ende në “pauzë”. Në fjalën etij, numri një i stolit verilindor u shpreh: “Largimet? Et’hemi dhe Musolli kanë ikur pa përfunduar marrëveshjen me klubin. Rroca u largua me mirëkuptim dhe u hap rruga për një sfidë të re, po ashtu dhe Telushi.
Gavazaj ka qenë, kam biseduar me të. Kanë ardhur lojtarë të rinj, kështu që automatikisht ai nuk ishte, me gjithë respektin për karrierën e tij. Për sa i përket Mustës që ishte lojtari i fundit, ka qenë lojtar i joni, ka marrë pjesë në Kupat e Europës.
Në ndeshjen e fundit miqësore e kam larguar nga fusha për anë disiplinore, por prapë klubi u tregua zemërgjerë, nuk ka marrë masë disiplinore. I ka dhënë dokumentat dhe i ka uruar rrugë të mbarë. Kjo është e gjitha.
Ne kemi marrë lojtarë që kemi besim. Bashkë me drejtorin Nexhipi kemi punuar. Me aprovimin tim teknikisht, por dhe me mirëkuptimin dhe gjuhën e përbashkët të klubit janë afruar disa lojtarë. Fusha do ta tregojë, çdo ditë. Do t’i shikojmë gjërat një e nga një dhe pastaj do bëjmë hesapet.
Bojkoti? Besoj se futbolli shqiptar, sporti në tërësi, 4 pikat nuk janë të mjaftueshme. Futbolli duhet të jetë në fushë. Kemi kaq kohë që stërvitemi. Shpresoj të ulen dhe gjërat të zgjidhen. Nëse kampionati fillon është mirë për të gjithë, sepse koronavirusi ka bërë shumë dëme ekonomikë si çdo vend të globit. Nëse nuk luhet futboll, nuk i shërben askujt”, u shpreh Gega./abcnews.al
https://www.facebook.com/FKKukesiAlbania/posts/2361331777345489