Gega: Partizanin nuk e ndala unë, të besojmë se njeriu me punë mund t’ia ndalë

schedule19:04 - 17 Prill, 2022

schedule 19:04 - 17 Prill, 2022

“Teknikisht, kam qenë i kënaqur më atë që kanë dhënë futbollistë në fushë. Unë isha i sigurt dhe i qartë që mundësitë janë më të mëdha. Nuk është sekret, lojtarët kanë diferencë, sot ata që u kthyen na ndihmuan shumë”, kështu do ta niste deklaratën e tij trajneri Skënder Gega pas barazimit 0-0 me Partizanin në “Elbasan Arena”.

Tekniku i korçarëve shprehet gjithashtu se nuk i ndali ai demat, por të kuqtë ndalën vetën sepse nuk mundën dot të fitonin takimin, pasi lojtarët e tij ishin bënë një ndeshje të mirë kundër kryeqytetasve.

Ndali Partizanin: “Partizanin nuk e ndala unë, mund ta fitonte vetë ndeshjen. Kam emocione, jam rritur me frymën e atyre tifozëve, kam mirënjohje dhe respekt. I tillë është profesioni, që nga momenti që kam ikur nga Partizani janë ndërruar pesë trajnerë. Erdha te Skënderbeu edhe nga dashamirësia, unë do të bëj më të mirën e mundshme t’i marr gjithsecilit 100%.”

Cilësia e Skënderbeut: “Arsyeja që jemi këtu, problemet janë te cilësia. Unë mundohen që lojtarët të ndihen mirë, si të barabartë. Kam pasur mungesa dhe jam munduar t’i jap besim lojtarëve. Dua të dalë me kokën lart në çdo ndeshje, që janë finale. Do të besojmë, njeriu me punë mund t’ia ndalë.

Kundër së shkuarës: “Lojtarët e mi e dinë historinë e Partizanit dhe unë jam pjesë e asaj historie, kam qenë kontribues, sigurisht jo themelues, është dashuri që s’mund ta mohoj, por profesioni i tillë është , duhet të marr maksimumin ku punoj dhe të marr maksimumin nga lojtarët.” /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!