12 maji i vitit 2019 është një ditë speciale për popullin e kuq të Partizanit, që priti 26 vite për të festuar titullin kampion. U desh rikthimi i një anëtari të familjes, Skënder Gegës, që skuadra kryeqytetase të kishte balancat e duhura për të shkuar te titulli kampion.
Partizani i ishte afruar edhe më parë trofeut, por nuk ia kishte dalë dot. Vjet ndodhi, madje në mënyrën më të bukur që mund ta kishin imagjinuar tifozët: duke triumfuar në derbi, përballë rivalëve të përjetshëm.
https://streamable.com/nff4fi
Klubi i kuq i rikujtoi ato momente, duke postuar një video nga ndeshja e fituar në derbi. Sigurisht nuk e harron atë përballje as Skënder Gega, pasi matematikisht u siguria titulli kampion. “2 maji i vitit 2019 do të jetë dita më e lumtur e gjithë jetës sime”, shkruan tropojani, i cili ka postuar edhe një video nga festa e titullit. /abcnews.al