Kukësi arriti të fitojë me shifrat 2-4 sot në “Loro Boriçi” ndaj Vllaznisë, që vinte nga një formë shumë e mirë në javët e para të kampionatit.
Edhe pse skuadra bëri një paraqitje shumë të mirë në fushë, në drejtim të saj nuk ishte trajneri Skënder Gega. Tropojani vijon shërimin në Turqi, teksa pas ndeshjes, Supersport ka siguruar një foto të tij duke parë ndeshjen.
Ish-trajneri i Partizanit duket në gjendje relativisht të mirë, teksa mban maskën e oksigjenit dhe shijon ndeshjen me Vllazninë. Skuadra e tij sot tregoi atë çka Gega ka kërkuar gjatë javëve të para. /abcnews.al