Skënderbeu nuk shkoi me shumë se barazimi 1-1 me Kukësin në Korçë, ku të dy golat nga skuadrat u shënuan me penallti.
Një ndeshje ku ujqërit e dëborës ishin më kërkues por pa mundur të shënonin golin e fitores.
Pas ndeshjes trajneri Skënder Gega foli për takimin, ndërsa theksoi se lojtarët momentalisht janë të rënduar psikologjikisht.
“Keqardhje? Kush nuk do kishte dëshirë. Vetë ai i pari donte ta shënonte. Ne i thamë edhe në dhomën e zhveshjes që nuk do të përmendet rasti i Vrapit. Unë jam munduar ti qetësoj gjatë gjithë kohës.
Nuk e kam atë forcën gjatë 90 minutave ti qetësoj të gjithë me radhë. Kishim mundësi për ti ndëshkuar me pasin e fundit. Jam munduar të mos i rëndoj. Janë të rrënuar nga ana psikologjike. Kërkohen 3 pikë, jo nga klubi, por vetë nga ana e tyre.
Ndihen përgjegjës që kanë arritur këtu. Edhe kundërshtarët bënë ato kthesat e tyre. Edhe në Kategorinë e Tretë po të jem në krye të pankinës do mundohem të jam maksimumin, kjo është detyra ime. Unë nuk jam mirë me emrat. Nuk i njoh arbitrat.
Kridens Metën? Vetëm nga fytyra e njoh. Ka fytyrë unike”, ka deklaruar Gega. /f.a/abcnews.al