Gega: Ka qenë një javë e vështirë. Zguro? Un besoj te ai, nuk pati asnjë faj

schedule16:27 - 13 Mars, 2022

schedule 16:27 - 13 Mars, 2022

Skënderbeu me Skënder Gegën në krye arriti të dilte nga transferta e Laçit me një pikë, e cila mund të vlejë shumë në llogaritë e mbijetesës.

Pas kësaj ndeshje Gega pranoi momentin e vështirë që po kalon ekipi korçar dhe zbuloi “kurën” që përdori për të qetësuar kapitenin Vangjel Zguro.

“Duke parë situatën e Skënderbeut, mund të them se ka qenë një javë e vështirë dhe unë jam munduar të kontribuoj me eksperiencën time. Mund të them se ishte shumë e rëndësishme të merrnim këtë pikë, pasi përballeshim me një ekip shumë të fortë, që ka krijuar tashmë një strukturë. Ndaj jam i kënaqur me atë që dhamë në fushën e lojës.

Futbollistët e Skënderbeut janë të rinj dhe natyrisht e ardhmja, por koha është shumë e shkurtër dhe nuk mund të bëjmë gjëra të mëdha. Unë jam munduar që të përqendrohem te puna e Memellit dhe të kontribuoj për të përforcuar edhe më shumë ekipin. Është një sfidë e vështirë, por stimuluese, pasi ky është profesioni ynë dhe për më tepër, më pëlqen ambienti në këtë klub dhe shpresoj të bëjmë mirë edhe në fushë.

Sot Zguro nuk pati asnjë faj, por ndoshta një opinion për të kaluarën ndikoi. Megjithatë unë i besoj Zguros dhe kam punuar shumë me të këto tri ditë. Sot nuk pati asnjë faj, por e nxora për të mos tensionuar situatën. Kam folur me të gjithë, por më gjatë jam ndalur me Zguron, të cilit i kam kërkuar respekt për veten, për fanellën, por edhe për mua, ndaj sot ka qenë si asnjëherë më parë në aspektin e korrektësisë. Zguros i kam thënë që nuk mund të jesh më i stresuar se Ardian Takaj, pasi do marrësh pjesën tënde dhe do kontribuosh me atë që ke mundësi. Të gjithë ne duhet të kontribuojmë me eksperiencën tonë dhe të shohim a do t’ia dalim”, u shpreh Gega. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!