Gega: Ishim përgatitur për Vllazni tjetër, Kukësi im dobët pjesën e parë

schedule22:09 - 28 Gusht, 2022

schedule 22:09 - 28 Gusht, 2022

Skënder Gega sigurisht që nuk ishte i kënaqur në fund të ndeshjes me Vllazninë, pasi Kukësi pësoi një gol në shtesë dhe doli i mposhtur. Tekniku në Oversport deklaroi: “Në futboll ka drama gjithmonë, por me thënë të drejtën pjesa e parë ishte shumë shumë e keqe. Nuk e prisja që të futeshim në këtë presion në pjesën e parë, pa i hequr meritën Shkodrës, por luajtëm shumë hapur.

Në pjesën e dytë luajtëm shumë mirë dhe ky do të jetë edhe modeli jonë. Mund të mbaronte ndryshe, por futbolli është i tillë. Kemi punuar me mbrojtësat e qendrës që të jenë të vëmendshëm, por një mungesë vëmendjeje në të qindat e sekondës dhe ndëshkohesh”.

“Ndeshja ishte përgatitur për një Vllazni tjetër. Ne përdorëm një sulmues, i cili bën disa pozicione. Jam shumë i kënaqur me performancën e tij. Grupi mund ta ndihmojë, pasi ai është shumë premtues dhe do të na ndihmojë shumë. Megjithatë, ne flasim për lojë grupi këtu, si në pjesën e dytë, mund të ndëshkonim Vllazninë, por nuk mundëm dhe pësuam në minutën e fundit.”

“Fillimi është aq i vështirë sa ishte për Vllazninë në ndeshjen me Erzenin, që e nisi me humbje. Ky është futbolli, as java e parë e as e dyta nuk do të na japi kampionatin. Pikët janë të rëndësishme, por do të shohim gjërat që duhet të rregullojmë. Mungojnë edhe 34 javë dhe është ende shumë shpejt për të dalë në konkluzion”, tha Gega. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!