Gega i pafat, titullari i Skënderbeut mbyll sezonin, shkak dëmtimi

schedule14:20 - 15 Prill, 2022

schedule 14:20 - 15 Prill, 2022

Skënderbeu do të luajë ndeshjet e mbetura në Abissnet Superiore dhe do të kërkojë të bëjë maksimumin për të tentuar deri në fund misionin mbijetesë, për aq kohë sa matematika ia lejon ende.

Por sikur kjo mos të mjaftonte Skënder Gega është sërish i pafat. Mungesat për shkak dëmtimesh i kanë vështirësuar akoma më shumë punën teknikut të ujqërve.

Ndaj Tiranës u dëmtua edhe Ardit Nikaj. Sulmuesi 19-vjeçar i korçarëve për shkak të dëmtimit që ka marrë do të mbyllë sezonin para kohe. Një lajm aspak i mirë ky për Gegën, i cili duhet të bëjë llogaritë për një nga lojtarët e rëndësishëm për pjesën e mbetur të sezonit.

Nikaj pas analizave është mësuar se ka këputje të ligamentit dhe i duhet të operohet. Nikaj pritet të operohet në ditët në vijim dhe koha e rikuperimit është të paktën 3 muaj, çka do të thotë që ka mbyllur sezonin dhe pritet të rikthehet vetëm edicionin e ri. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!