Gega “blindon” mbrojtjen, Meksi firmos për 2 vite me verilindorët

schedule13:36 - 31 Gusht, 2022

schedule 13:36 - 31 Gusht, 2022

Kukësi ka zyrtarizuar ditën e sotme afrimin e radhës në skuadër, ku ish-lojtari i Skënderbeut do të mbajë tashmë veshur fanellën e verilindorëve.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku tregohet se palët kanë firmosur një kontratë 2 vjeçare.

Në këtë mënyrë Gega dhe Meksi do të bashkëpunojnë përsëri bashkë, këtë herë për Kukësit

“Futboll Klub Kukësi njofton se mbrojtësi i djathtë Jorgo Meksi është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Meksi firmosur me klubin tonë për 2 sezonet e ardhshme, duke u bërë në këtë mënyrë futbollisti më i ri i skuadrës sonë.

27 vjeçari Meksi vjen te Kukësi nga ekipi i Skënderbeut, ku ka luajtur në Kategorinë Superiore, teksa në të shkuarën ka qenë pjesë edhe e ekipit të Panionios e Ilisiakos në Greqi.

Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje mbrojtësit Jorgo Meksi dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë”, ka shkruar klubi.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!