Gazzetta dello Sport: Inter planifikon 3 transferime “big” nga Italia

schedule10:57 - 13 Maj, 2022

schedule 10:57 - 13 Maj, 2022

Ka një sfond që sot “Gazzetta dello sport” zbulon në lidhje me situatën pas ndeshjes së finales së Kupës Italisë.

Objektivi mbetet i njëjti, të vazhdojnë të besojnë në kampionatin aktual ku ka ende dy ndeshje për të luajtur, por ndërkohë Suning rinis angazhimin e tij dhe do të verë në dispozicion të Inzaghit një ekip ende akoma dhe më konkurrues.

Me fjalë të tjera, duhen dy mesfushorë dhe një sulmues për t’i dhënë hapësirë frymëmarrjes së Dzekos. Dhe pastaj është Dybala, i cili pothuajse injoron logjikën teknike, por është një mundësi që Interi dëshiron ta ndjekë deri në fund. Ne jemi në një treg ku klubit do t’i duhet të marrë rreth 60 milionë euro, por plani është që të mos shitet Lautaro.

Dialogët kanë avancuar, tashmë është thënë. Ka patur kontakte të shumta mes palëve, mohimet janë të detyrueshme, por para takimit të famshëm Bologna-Inter ka patur një kontakt pothuajse vendimtar, në të cilin Dybala dhe Inter kanë shtrënguar duart duke deklaruar dashurinë për të ardhmen.

Së bashku me argjentinasin, Zapata nga atalanta mund të mbërrijë në Milano, tashmë i trajtuar verën e kaluar pas lamtumirës së Lukakut.

Gjithashtu sytë e mesfushës mbeten nga Kristjan Asllani i Empolit. Interi do të largojë Vecinon dhe Vidal për të marrë djaloshin shqiptar, por është më i vlefshëm se të dy prej talentit dhe moshës, por edhe prej pagës më të ulët që ai ka./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!