Gazment Bardhi reagon për Hajdarin: Nuk përfaqëson me PD

schedule21:48 - 11 Mars, 2019

schedule 21:48 - 11 Mars, 2019

Pas intervistës së Rudina Hajdarit ka reaguar sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se nga sot Rudina Hajdari nuk përfaqëson më Partinë Demokratike në Parlamentin e Krimit dhe për pasojë nuk është më as anëtare e Këshillit Kombëtar të PDSH.

“Azem Hajdari ka qenë, është dhe do të mbetet simbol i demokratëve dhe historisë së Partisë Demokratike. Beteja dhe amaneti i tij për liri dhe demokraci është sot më aktual se kurrë, kur Shqipëria rrezikohet nga një Qeveri ilegjitime, kriminale dhe e korruptuar”, shkruan në statusin e tij Bardhi. Sipas tij, sakrifica sublime e Azem Hajdarit nuk do të shkojë dëm.

“Demokratët dhe qytetarët janë në këmbë për të mbrojtur Lirinë dhe Demokracinë, për të mos lejuar që shqiptarët të qeverisen nga krimi. Ata kanë folur qartë më 16 Shkurt dhe do të flasin edhe më qartë më 16 Mars: Shqipëria do të bëhet si gjithë Europa. Koha e Edi Ramës ka mbaruar!”, shkruan Bardhi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!