Gazment Bardhi: Kishim informacione se godina e PD do të digjej më 8 Janar

schedule22:54 - 13 Janar, 2022

schedule 22:54 - 13 Janar, 2022

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka deklaruar mbrëmjen e sotme se ditën e protestës së 8 Janarit ka pasur informacion se godina mund të përfshihej në flakë.

Ka pasur një informacion se godina mund të përfshihej në flakë, ka pasur informacione të besueshme se mund t’i vihej flaka godinës”, tha Bardhi në Opinion.

Më tej numri dy i PD shtoi se personat që kanë përdoret fikset e zjarrit nuk kanë qenë të trajnuar për ta bërë një gjë të tillë.

Gazment Bardhi: Nuk ka pasur përgatitje apo mendim se do të përdoreshin fikset e zjarrit. Nuk kishte një mendim që do të përdoreshin fikset e zjarrit. Bombolat e zjarrit janë përdorur në mënyrë spontane. Atë ditë kishte më shumë fikse zjarri se kishte informacione se mund të kishte zjarrvënie.

Momenti që dera goditej, njerëzit që ishin në katin e dytë perceptonin se nga momenti në moment mund të shembej, sepse godina është e madhe pa kolona mbajtëse. Sallat janë shumë të mëdha dhe kishte një tundje saqë ne nga momenti në moment shikonim njëri tjetrin dhe gjykonim që për 1 minutë, 30 sekonda dyshemeja e sallës ku ne ishim mund të shembej nga momenti në moment.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!