Gazmend Leka sjell dhimbjet e shpirtit në ekspozitën “Dhoma e hapave të humbur”

schedule16:24 - 5 Tetor, 2019

schedule 16:24 - 5 Tetor, 2019

Mbrëmjen e së hënës në galerinë FAB, piktori i njohur Gazmend Leka çel ekspozitën “ Dhoma e hapave të humbur”. Kuratori Ermir Hoxha e cilëson këtë, udhëtim të Lekës si krijues dhe njeri.

Kjo ekspozitë ka aromën e një testamenti piktoresk mbi jetën.

Jeta e njeriut është shpesh një rrugëtim mes mëkatit të mishit dhe pastrimit të shpirtit. Përmbyllja e  vitit për piktorin e njohur Gazmend Leka, merr kuptim, kur shfleton një faqe të re shkruar më gjuhën e pikturës.

Ankthi, tensioni e dëshira  e prezantimit, janë të natyrshme për të në prag çelje të ekspozitës. Kuratori Ermir Hoxha e cilëson kërkimin  artistik të Lekës unik dhe tronditës, ku kryepersonazh është vetë artisti.

“Dhoma e hapave të humbur” është  vazhdimi i “lutjes”.  Uni dhe mbiuni artistik kacafyten  për të rrëfyer dhimbjen e shpirtit mes pafajësisë fëminore dhe mëkatit njerëzor. 18 dhomat e hapave të humbur   vijnë për  publikun mbrëmjen e së hënës në galerinë FAB./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!