Artisti i njohur Gazmend Leka në një intervistë për ABC News rrëfen detajet e ekspozitës “ Dhoma e hapave te humbur”. Piktori me këtë cikël pikturash përshkon rrugetimin mes mëkatit të mishit dhe pastrimit të shpirtit.
Piktura për artistin e njohur Gazmend Leka është provokim dhe ushqim për të pësuar lëvizje tektonike të shpirtit.
Si rrallë herë flet për konsulenten e tij të zemrës dhe artit , e cila e ka ndihmuar edhe në pagëzimin e emrit të ekspozitës “Dhoma e hapave të humbur”.
Gjithçka nis me tablon, e pafajësisë, ku shfaqet artisti në moshen 5 vjeçare.
Përtej këtij muri, shfaqen torturat e mëdha të trupit për të shpëtuar shpirtin.
Ekspozita është ndarë në 17 dhoma , të cilat , nuk janë krijuar ashtu siç janë renditur në këtë prezantim, por dhoma e parë ka një thellësi mendimi, të cilën piktori e ka fort përzemër.
Torturat dhe dhimbjet e shpirtit përshfaqen me forcën e metaforës ,e këtë fuqi e ka arti.
Piktura që ai bën nuk është e njësuar me jetën e tij reale.
Në zemër të ekspozitës është e kuqja e zjarrtë dhe arsyet janë këto.
Dhomat e torturës vijnë si katedral, ku piktutrat janë vendosura në formë vertikale, por në qendër ai ka ndërtuar edhe altarin e tij
Shpesh piktura e Gazmend Lekës duket e ndikuar dhe e ngjizura nga frymëzim religjoz, por në ditën e tij të lindjes ai i jep përgjigje shumë Pse-ve. /abcnews.al