Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gazetarja tregon momentet e tmerrit në Himarë: Ishte shokuese, njerëzit shtrëngonin kokën dhe ulërinin

schedule11:49 - 3 Gusht, 2022

schedule 11:49 - 3 Gusht, 2022

Gazetarja Esmeralda Keta ishte dëshmitare e tragjedisë të ndodhur buzë detit në Potam të Hiamrës, kur skafi që drejtohej nga komisar Arjan Tase i shkaktoi vdekjen vajzës 7 vjeçare Joanda Avdia.

“Nuk e pashë momentin kur ndodhi ngjarja por pashë njerëz që shtrëngonin kokën dhe dëgjuam ulërima. Në momentin e parë kam nxjerrë fëmijët e mi nga deti. Më pas fatkeqësisht pashë trupin e një fëmije në mes të detit.”

Teksa rrëfen atë që ka parë, gazetarja ende është e shokuar nga ato momente.

“Ishte shumë shokuese për mënyrën si e vogla iku nga kjo jetë. Trupi u dëmtua rëndë. Skafi ishte me fuqi motorike shumë të lartë e dëmtoi shumë trupin e të miturës”

Gazetarja tregon se pasi kishte goditur fëmijën drejtuesi I skafit duket se ka humbur kontrollin.

“Skafi kishte humbur kontrollin pasi kishte goditur fëmijën. Këputi dhe litarin e sigurisë. Drejtuesi i mjetit vuri duart në Kokë. Ishte skenë dramatike”shtoi gazetarja.

Tragjedia në Himarë ndodhi një ditë më parë (2 gusht). 7-vjeçarja po lahej në breg, ku skafi me dy motorë e goditi rëndë duke i marrë jetën në vend. Aktualisht drejtuesi i skafit, Arjan Tase është shefi i policimit në komunitet në Elbasan. Ai është shoqëruar në polici ndërsa edhe është përjashtuar nga radhët e policisë.

Në dëshminë e tij, Tase ka thënë se skafi nuk ishte e tij, por ia ka marrë kushëririt të tij për përdorim dhe ka shtuar se skafi kishte defekt, e për pasojë ka marrë gaz menjëherë dhe ka bërë një rrotullim në vend dhe ka goditur vajzën 7-vjeçare për vdekje.

Ndërkohë, Tase nuk kishte patentë skafi. Ai ka qenë Shefi i Komisariatit të Himarës, por u arrestua pas një operacioni antidrogë, megjithatë, u rikthye sërish në radhët e policisë. Për ngjarjen e rëndë u shkarkua i gjithë zinxhiri drejtues i Policisë së Kufirit dhe Migracionit Vlorë nga detyra.

Kjo nuk është hera e parë gjatë këtij sezoni veror që ka pasur persona të plagosur si pasojë e mjeteve lundruese që humbin kontrollin. Manovrat e rrezikshme disa here u kanë rrezikuar jetën pushuesve, siç ka ndodhur në Jalë, ku drejtuesi i një skafi Gjergj Priftuli aksidentoi një çift pushuesish. Një tjetër rast i rëndë ndodhi në plazhin e Jonufrës, ku një 40-vjeçar duke drejtuar një mjet lundrues tip gomone dëmtoi një fëmijë 7-vjeçar që ishte duke notuar në afërsi të bregut.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!