Gazetarja televizive përdhunohet dhe vritet në një park

schedule16:05 - 8 Tetor, 2018

schedule 16:05 - 8 Tetor, 2018

Një ngjarje e tmerrshme ka shokuar Bullgarinë. Një gazetare është përdhunuar dhe vrarë në një park në veri të vendit. Autoritetet njoftojnë se shumë shpejt do të zbulohet dhe arrestohet autori.

Një gazetare televizive është përdhunuar dhe vrarë në një mënyrë shumë brutale në Ruse, qytet të Bullgarisë veriore. Trupi i 30-vjeçares Viktoria Marinova, prezantuese e një emisioni aktualiteti të televizionit TVN, është gjetur në një park ku ajo bënte joga.

Lajmi është bërë i ditur nga prokurori rajonal i Ruse, Georgy Georgiev. Vdekja është shkaktuar nga goditje në kokë dhe nga mbytja, dhe kontrolli i trupit ta pajetë ka konfirmuar më pas dhe dhunën seksuale.

“Celulari i saj, çelëlsat e makinës, syzet dhe një pjesë e rrobave janë zhdukur”, shpjegon prokurori, i cili shton se hetuesit po punojnë në të gjitha pistat, përfshirë dhe atë që lidhet me jetën e saj personale dhe atë profesionale.

Megjithatë, disa burime të policisë mendojnë se kjo hipotezë nuk duhet marrë parasysh. 30-vjeçarja, ishte drejtoreshë administrative e kanalit televiziv privat, dhe sipas disa mediave evropiane po investigonte lidhur me abuzimet me fondet e BE-së.

Ishte ministri i Jashtëm i Bullgarisë, Mladen Marinov, që konfirmoi përdhunimin, ndërsa kryeministri Bojko Borisov thotë se ka shpresë që hetimet të çojnë në gjetjen e përgjegjësit. Ai nënvizon se janë mbledhur gjurmë AND-je, dhe prandaj zbulimi dhe arrestimi i autorit është vetëm çështje kohe./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!