Gazetarja shtatzënë që u ndihmua nga talebanët, mund të rikthehet në Zelandën e Re

schedule13:42 - 1 Shkurt, 2022

schedule 13:42 - 1 Shkurt, 2022

Gazetarja Charlotte Bellis do të mund të kthehet në vendin e saj në Zelandën e Re, shkruan BBC

Falë jehonës së shkaktuar nga rasti i saj dhe qarkullimit në rrjetet sociale, situata tërhoqi vëmendjen e opinionit publik deri në pikën që qeveria e Zelandës së re mundësoi një fluturim për ta rikthyer në vend sa më shpejt.

Sipas raportimeve të BBC, zv/kryeministri i Zelandës së Re u shpreh se çdo gjë është gati për rikthimin e saj dhe jo falë jehonës në media, por për shkak se qeveria kujdeset për cdo qytetar të vendit. Bellis ditët e fundit shprehej se i kishte dërguar 59 kërkesa qeverisë së vendit të saj, për t’u rikthyer por nuk kishte marrë asnjëherë përgjigje.

Ajo ishte e dërgura e ALJazeera në Afganistan, dhe në muajin gusht raportoi për tërheqjen e trupave ushtarake perëndimore nga vendi. Pak ditë më vonë ajo zbuloi se ishte shtatzënë. Babai i fëmijës është fotografi belg Xhim Huilebroek.

Vendi i saj i punës është në Katar në selinë e përgjithshme të rrjetit televiziv. Dhe meqënëse në vend konsiderohet e paligjshme të lindësh fëmijë pa qenë e martuar, gruaja dha dorëheqjen dhe vendosi të kthehej në atdhe.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!