Borussia Dortmund vazhdon të përpiqet të mbajë në radhët e tyre mesfushorin Jude Bellingham.
19-vjeçari është një objektiv prioritar për Real Madridin dhe gjigantët e Premier League, por Borussia dëshiron ta mbajë anglezin për sezonin e ardhshëm.
Gazetari Nicolo Schira tha se mesfushorit iu ofrua një kontratë deri në vitin 2027.
Marrëveshja do të hyjë në fuqi nga korriku 2024. Bellingham do të bëhet lojtari më i paguar i Dortmundit nëse pranon. /G.D abcnews.al/