Gazetarja flet me emra: Majku i ftuari më i bezdisshëm që kam pasur, më i miri ka qenë…

schedule10:59 - 8 Korrik, 2020

schedule 10:59 - 8 Korrik, 2020

Gazetarja Darara Karaiskaj është dalluar gjithmonë për karakterin e drejtëpërdrejtë që ka.

Edhe sot e ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit”, ajo nuk nguroi të rehatohej gjatë intervistës duke shtrirë këmbët mbi divanë.

Dasara ka zbuluar edhe disa të fshehta për punën e saj në showbiz prej 7 vitesh. Ajo ka treguar se personazhi më i bezdisshëm që ka pasur të ftuar në studio ka qenë këngëtari i njohur Majk.

“I ftuari më i bezdisshëm ka qenë  Majku se ka filluar dhe mbaruar intervista me ‘po’, ‘jo’, ‘po’, ‘jo’ dhe nuk fliste fare”, tha Dasara.

Më tej, ajo ka pohuar se e ftuara më e rehatshme ka qenë aktorja Ema Andrea.

“I ftuari më i mirë nuk e mbaj mend se ka shumë vite të tëra punë. Nuk e di pse erdhi në mend Ema Andra se me atë ke qejf të bisedosh”, shtoi gazetarja./abcnews.al