Gazetarja e ABC: A po rrezikoni qytetarët me fushatën politike? Balla: Nuk përgjigjem

schedule10:23 - 2 Nëntor, 2020

schedule 10:23 - 2 Nëntor, 2020

Kreu u i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla pas përfundimit të mbledhjes së shtabit elektoral, u shpreh për mediat se Partia Socialiste do të vijojë punën e saj serioze edhe gjatë mandatit të tretë.

I pyetur nga gazetarët për situatën e të prekurve me koronavirus në spitalet COVID, ku pacientët janë vetëvrarë , ai tha se për këto raste kanë reaguar qendrat spitalore.

“Mos merrni përsipër të mbuloni lajmet kudo në Evropë, raste të tilla kanë ndodhur dhe në vende të tjera, është keqardhje e madhe. Por përgjigjet dhe arsyetim nga qendra spitalore e COVID2 është përgjigja e vetme. Me vjen keq që përpjekja e politikanëve të së keqes  mundohen të përdorin fatkeqësinë të përdorin për të baltosur”, tha Balla.

Gjatë komunikimit për mediat kreu i Grupit Parlamentar të PS, u pyet nga gazetarja e “ABC News” Esiona Konomi, për takimet e mbajtura për fushatën elektorale ku shpeshherë të pranishmit janë parë edhe pa maska, Balla i konsideroi të pavërteta.

Lexo edhe: Balla: Thirrje politikanëve të së keqes të heqin dorë nga fyerjet, seriozë edhe në mandatin e 3

Sipas tij personat që kanë qenë pa maska ishin ata persona që e kanë kaluar koronavirusin.

Rasti me konkret për të cilën u pyet ishte edhe takimi të djeshëm të kryebashkiakut Veliaj, për të cilin u shpreh e ka kaluar COVID-19 dhe referuar mjekëve sipas tij nuk përbën rrezik për qytetarët, pasi ka antitrupa.

“Nuk ka ndodhur që ne të kemi takime pa maska dhe tërhiqeni mbrapsht. Veliaj për fat të mirë e ka kaluar përballjen me COVID-in dhe sipas mjekëve dhe infermierëve ka antitrupa”, u shpreh ai.

Pyetje: A po rrezikoni qytetarët me fushatën politike?

Balla: Nuk dua t’ju përgjigjem, kësaj pyetje. Në asnjë takim tonin nuk ndodh të jenë qytetarë pa maska me përjashtim të atyre që e kanë kaluar koronavirusin.

/abcnews.al/