Gazetarja bën deklaratën “bombë”: Atentati ndaj Çapjas dhe Reçit është bërë nga një snajperist i rrezikshëm nga Kosova

schedule22:54 - 14 Prill, 2022

schedule 22:54 - 14 Prill, 2022

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në “opinion” ka zbuluar detaje të forta sa i përket aktivitetit të grupeve kriminale në Shqipëri.

Ajo tha se i shumëkërkuari Talo Çela nuk ehte bos i i krimit të organizuar, por ai kontaktohet për të vrarë në emër të një prej grupeve më të rrezikshme në Dubai.

Ndërkohë gazetarja ka zbuluar se për eliminimin e Ardjan Çapjas dhe Kastriot Reçit dyshohet se është kontaktuar një snajperist shumë i rrezikshëm nga Kosova, i cili ka disa shenja dalluese në krahë në formën e tatuazhit.

Talo Çela kontraktohet nga një prej grupeve më të rrezikshme kriminale nga Dubai. Nuk është se nuk është pjesëtar i një grupi kriminal. Këta nuk janë bosë të krimit, por ai ka vrarë për llogari të tyre. A ka të tjerë vrasës me pagesë? Do dalin emra të tjerë! Kam foton e një prej snajperistëve më të rrezikshëm në Shqipëri. Është marrë nga vendet e huaja, nuk jeton në Shqipëri por Kosovë. Dyshohet për atentatin ndaj Ardjan Çapjas dhe Kastriot Reçit. Është identifikuar nga një tatuazh që mban në krah. Snajperi është modifikuar në Kosovë. S’ja themi dot emrin se nuk ka akuzë”, tha Lala.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!