Gazetari zbulon lëvizjet e Brilant Martinajt ditën e ekzekutimit. Prenci: Gentjan Bejtjas do t’i marrin hakun

schedule22:14 - 21 Mars, 2024

schedule 22:14 - 21 Mars, 2024

Gazetari Trashëgim Sokolaj ka zbuluar lëvizjet e fundit të Brilant Martinajt ditën e ekzekutimit në korrik të vitit 2022. Sakaq, ai theksoi se Gentjan Bejtja duke qene se ishte rreshtuar nga viti 2016 në këtë grup,  konsiderohej si një element që ofronte garanci për lëvizjet e Brilant Martinajt në Krujë.

“Brilant Martinaj ditën që është ekzekutuar ka bërë dy tre lëvizje, ka drekuar në një lokal në zonën e Krujës dhe ka çuar automjetin në servis në Laç dhe është kthyer prap në drejtim të Krujës, ku i është bërë dhe atentati. Normalisht që Gentjan Bejtja duke qene se ishte rreshtuar nga viti 2016 në këtë grup, normalisht konsiderohej si një element që ofronte garanci le të themi për lëvizjet e Brilant Martinajt në Krujë. E dyta, Bejtja kishte dhe një bilanc personal, u sulmua në 2016, u sulmua shumë rëndë në korrikun e 2023 se ishte i dyshuari kryesor për ngjarjet e ndodhura, përmend këtu atentatet ndaj anëtarëve të familjes Haka dhe plagosjen e Durim Bamit. Kështu që pistat nuk janë vetëm Martinaj, por dhe konfliktet brenda për brenda grupit”, tha Sokolaj.

Ndërsa, ish-drejtori i policisë, Shemsi Prenci deklaroi se Gentjan Bejtja do të ketë njerëz që angazhohen për t’i marrë hakun.

“Ky aks ka shumë grupe kriminale, unë prej 5 vitesh e kam ngritur alarmin madje me gjithë drejtorët që janë vënë në krye të policisë, kur do të ngrihet një strukturë e veçantë në policinë e shtetit që të ketë një status të veçantë për gjurmimin e këtyre kontigjenteve të rrezikshëm, jo për njëri tjetrin, por dhe për shoqërinë, sepse ngjarja në Larushk merr një dimension të veçantë në botën e krimit, sepse tashmë nuk i kemi vrasjet në rrugë, nuk i kemi në lokale, i kemi në shtëpi. Gentjani do të ketë njerëz që angazhohen për t’i marrë hakun”, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!