Ushtarët rusë kanë arritur të depërtojnë në fabrikën e çelikut Azovstal dhe luftimet tashmë po zhvillohen brenda uzinës. Lajmin e bën të ditur një gazetar i njohur ukrainas. Në një postim në llogarinë e tij në Telegram, Andriy Tsapliyenko tha: “Pushtuesit hynë në Azovstal.”
“Kryebashkiaku i Mariupolit raportoi për luftime të ashpra brenda uzinës Azovstal. Pushtuesit po përpiqen të shtypin rezistencën e ashpër të mbrojtësve të Mariupolit. Ushtria e Putinit po përdor të gjitha armët në dispozicion. Civilët vazhdojnë të bombardohen në uzinë.”
Kujtojmë se të martën raportuam se forcat ruse po tentonin të sulmonin fabrikën e cila mbetet i vetmi objekt që përfaqëson rezistencën ukrainase në qytetin-port të Mariupolit. Më shumë se 100 civilë janë evakuuar nga fabrika dje, por një numër i paspecifikuar mbetet në kompleks së bashku me forcat ukrainase. /abcnews.al/