Gazetari turk: Njerëzit e bllokuar nën rrënoja po më dërgojnë mesazhe për t’i shpëtuar

schedule12:23 - 7 Shkurt, 2023

schedule 12:23 - 7 Shkurt, 2023

Një gazetar turk me qendër në Stamboll në një bisedë me BBC ka shpjeguar situatën e vështirë në të cilën gjendet vendi pas tërmetit.

“Njerëzit janë ende nën rrënojat e ndërtesa të shëmbura, ata kanë nevojë për ndihmë,” tha Ibrahim Haskologlu.

Me origjinë nga Malatya, një zonë e prekur rëndë nga tërmetet e djeshme ai tha se po planifikon të shkojë në shtëpi sa më shpejt që të mundet për të ndihmuar njerëzit.

Ai tha se njerëzit po i dërgojnë atij dhe gazetarëve të tjerë video, mesazhe zanore dhe vendndodhjet e tyre nga rrënojat.

Ata po na tregojnë se ku janë dhe “ne nuk mund të bëjmë asgjë”, thotë Haskologlu, duke shtuar se Turqia ka nevojë për të gjithë ndihmën e nevojshme të ndërkombëtarëve.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!