Gazetari spanjoll i bindur: “Topi i Artë”, i Messit! Ka një problem me CR7

schedule14:33 - 26 Nëntor, 2019

schedule 14:33 - 26 Nëntor, 2019

“Topi i Artë” do të shkojë në duart e Lionel Messit për të gjashtën herë. Në Spanjë janë të bindur për këtë. Frencesc Aguilar, gazetari i njohur i Mundo Deportivo, e ka njoftuar diçka të tillë përmes një postimi në llogarinë e tij në “Twitter”.

“E konfirmuar, Messi do të fitojë Topin e Artë për të gjashtën herë të hënën. Tani, problemi për organizatorët e France Football është të bindin Crisiano Ronaldon të marrë pjesë në ceremoni. Portugezi tashmë e di që nuk do të fitojë, por ajo që e ka shqetësuar më së tepërmi është fakti që ai mund të jetë i treti, pas Virgil Van Dijk”, shkruan Aguilar.

Diskutimet dhe kundërshtitë për standardet që përdoren për këtë trofe kanë qenë të shumta. Pak kohë më parë ishte nëna e CR7 që akuzoi se në futboll ka një mafia që vendos dhe se sulmuesi i Juventusit e meriton “Topin e Artë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!